ATHINE- Parlamenti grek ndryshoi sot me efekt përmirësimin e ligjit elektoral, duke shfuqizuar bonusin me 50 vende të akorduara për partinë që renditet e para në zgjedhjet legjislative, dhe ulur nga 18 në 17 vjeç moshën në të cilën çdo qytetar zotëron të drejtën për të votuar.
Neni që i jep fund dhënies së 50 vendeve shtesë u votua nga 179 prej 300 deputetëve. Deputetët e dy partive të koaliconit në pushtet, Syriza (e majta radikale) e Aleksis Cipras dhe Grekët e Pavarur (e djathta, sovraniste) votuan në favor të këtij ndryshimi, si dhe partia komuniste KKE dhe partia e qendrës.
Nëse ndryshimi i moshës në lidhje me të drejtën për të votuar do të hyjë në fuqi që nga zgjedhjet e ardhshme të parashikuara për shtatorin e 2019, ligji elektoral do të zbatohet pas legjislaturës së ardhshme.
Cipras, koalicioni i së cilit ka 153 deputetë ushtroi më kot presion gjatë javëve të fundit pranë partive të tjera për të siguruar një shumicë cilësuese prej 200 deputetësh që votoi këtë reformë të fundit, duke i mundesuar zbatimin që nga zgjedhjet e ardhshme legjislative.
(el.sp/BalkanWeb)
