TIRANË

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Holandës për të miratuar kuadrin negociator për vendin tonë duke i dhënë një dritë jeshile për çeljen e negociatave.

Meta thotë se plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura nga BE do të jetë konstante, dhe do e shoqërojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit, nga fillimi deri në fund.

Ai uron që më 22 qershor Shqipërisë t’i çelen negociatat me një vendim pozitiv nga Këshilli i BE.

STATUSI NGA ILIR META

E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. ????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: