Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë bërë bashkë si rrallëherë në seancën e sotme plenare, me kryeparlamentaren Elisa Spiropali që kërkoi një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani që ndërroi jetë dje.

Në fjalën hapëse, Spiropali e cilësoi Harasanin si një parlamentar aktiv dhe të përkushtuar.

“Të nderuar deputetë, Dje është ndarë nga jeta ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andis Harasani.

Andisi ka qenë një profesionist i talentuar, menaxher i aftë dhe i spikatur, parlamentar aktiv dhe i përkushtuar, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në vitin 2005 dhe vitin 2009.

Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e prindit, bashkëshortit, birit dhe vëllait të tyre të dashur, dhe në nderim të kontributit të tij për vendin, ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe!”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Përpara zgjedhjes së deputet, ai ka shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb