Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se Parlamenti do të ftohet javën tjetër që të miratojë një rezolutë në lidhje me Iranin.
Ai u shpreh se rezoluta do të shpallë “Republikën Khomeiniste të Iranit” si shtet sponsor të terrorizmit.
Po ashtu ai zbuloi se rezoluta do të kërkojë edhe shpalljen si organizatë terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahut.
“Javën tjetër parlamenti do ftohet të miratojë një rezolutë që të shpallë Republikën Khomeiniste të Iranit, sepse nuk e them dot islamike sepse nuk ka lidhje me të, si shtet sponsor të terrorizmit dhe do shpallet organizatë terroriste Gara Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu sepse kjo është e vërteta. Është koha ta bëjmë edhe ne”, u shpreh Rama.
