Opozita konservatore gjermane ka refuzuar sërish mocionin parlamentar që i bën thirrje Berlinit të furnizojë Ukrainën me raketa “Taurus”, pasi shumica e ligjvënësve votuan kundër.

Në votim morën pjesë gjithsej 690 ligjvënës, ku 495 votuan kundër, 190 pro dhe pesë abstenuan. Grupi parlamentar konservator CDU/CSU ka 197 ligjvënës.

Sistemi “Taurus” karakterizohet nga distanca e tij e gjatë prej 500 kilometrash dhe saktësia e lartë. Arma bën të mundur shkatërrimin e depove ruse të municioneve, qendrave të mbrojtura të komandës dhe infrastrukturës jetike të luftës shumë prapa vijës së frontit.

Ura e Kerçit 19 kilometra e gjatë u përmend vazhdimisht si shembull. Ajo lidh Krimenë, e cila u aneksua nga Moska në 2014 në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe kontinentin rus.

Ligjvënësit që kundërshtuan thanë se furnizimi i Ukraines me “Taurus” ka potencialin për të përshkallëzuar konfliktin dhe për ta tërhequr Gjermaninë në luftë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb