Deputetët turq vendosën të pezullojnë punën e parlamentit pas tërmetit shkatërrues në vend.

Nënkryetari i fraksionit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, Mustafa Elitas tha se vendimi është marrë unanimisht në lidhje me tragjedinë.

“Partitë që ulen në parlament vendosën njëzëri të pezullojnë mbledhjet e asamblesë së përgjithshme të parlamentit për një javë në lidhje me katastrofën”, tha ai.

Sipas tij, puna e Kuvendit është ndërprerë për një javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb