Drejtuesi politik, njëkohësisht deputeti i PD-së në Berat Eno Bozdo, ka deklaruar se dega e kësaj partie ka nisur analizën dhe organizimin e strukturave.

“Partia Demokratike Dega Berat mbetet e angazhuar maksimalisht për një proces ripërtëritës, transparent dhe të hapur, që garanton forcimin e partisë dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve tanë”, shkruan Bozdo.

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:

Me Shtabin e Partisë Demokratike, Dega Berat, zhvilluam një mbledhje pune së bashku me z. Shkëlqim Lepenica, të dërguar nga Kryesia e Partisë Demokratike për analizën e Zgjedhjeve 2025.
Kjo mbledhje shënon nisjen e procesit të organizimit, rivlerësimit dhe analizës së strukturave në degë.
Partia Demokratike Dega Berat mbetet e angazhuar maksimalisht për një proces ripërtëritës, transparent dhe të hapur, që garanton forcimin e partisë dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve tanë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb