BERAT

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në selinë e PD-së për Beratin. Selia blu ka zgjedhur për një mandat të dytë, Gazmend Azizin, i cili fitoi garën brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit. Azizi mori 172 vota kurse rivali i tij Shkëlqim Hysi, vetëm 108 vota.

Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjeve brenda saj duke shtruar trasenë për zgjedhjet lokale  të vitit 2019, të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me datë 30 qershor.

Partia  më e madhe opozitare ka përfunduar këtë proces edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, veprim të cilin po e përdor si model për të transformuar në kohë Partinë Demokratike për testin e zgjedhjeve lokale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: