Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri të ditur se gjatë një takimi që partitë e vogla parlamentare zhvilluan me Misionin Faktmbledhës të Partitë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, prezantoi qëndrimet e forcës politike që përfaqëson mbi situatën aktuale në Shqipëri.

“Paraqita një ekspoze të qartë dhe të detajuar mbi zhvillimet në vend, me theks te narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja politike e Presidentit Ilir Meta”, u shpreh Blushi.

Ai theksoi se diskutimi u fokusua në çështje që, sipas tij, lidhen me standardet demokratike, proceset zgjedhore dhe shtetin e së drejtës në vend.

Blushi shprehu gjithashtu mirënjohje për Partitë Popullore Europiane për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane, duke e cilësuar bashkëpunimin me partnerët europianë si të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: