Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se integriteti i lidershipit dhe energjia rinore janë garanci për triumfin e PL në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:
Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: