Partia Mundësia do të mbajë këtë të shtunë konventën themeluese të Forumit të Gruas “Gratë e Mundësisë”.
Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda deklaroi se ky forum synon të bashkojë gratë dhe vajzat që duan të ndërtojnë jetën, familjen dhe karrierën e tyre në Shqipëri.
Doda njofton se forumi i gruas i Partisë Mundësia do të themelohet të shtunën, më 28 mars në orën 18:00 në Hotel Rogner.
“Orjana ka katër fëmijë, një e ka me vete sot. Unë do të bëhem me një së shpejti dhe shpesh diskutojmë bashkë se ku do t’i rrisim fëmijët tanë. Dhe të dyja duam që t’i rrisim në Shqipëri.
Prandaj kemi vendosur që të bashkohemi me të gjithë gratë e Shqipërisë për të ndërtuar Forumin tonë të Gruas. Për gratë që e duan veten, që duan familjen, për gratë që duan karrierën, sipërmarrjen, po për gratë që duan t’ja dalin mbi të gjitha në Shqipëri, kemi vendosur që të formojmë këtë forum. Prandaj
Prandaj ju presim ditën e shtunë, në orën 18.00 tek Rogner për themelimin e Forumit të Gruas të Partisë Mundësia. Ju presim. Ejani!” – deklaroi Barbara Doda.
