Gazetari dhe analisti politik Reldar Dedaj, i ftuar në studion e News24, ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke u ndalur veçanërisht te vendimi i Ilir Metës për të garuar në listë të hapur.
“Personalisht jam surprizuar nga zgjedhja e Ilir Metës për të qëndruar në listën e hapur. Duke qenë ish-president dhe krijues i LSI-së, ai tregoi lidership dhe jam habitur. Nuk jam fare simpatizant i tij, por Meta tregoi lidership me këtë zgjedhje,” – u shpreh Dedaj.
Ai vuri gjithashtu në dyshim efektivitetin e primareve në PD, duke argumentuar se ky sistem nuk ka funksionuar as në disa vende të Evropës, të cilat e kanë hequr për shkak të manipulimeve nga partitë kundërshtare.
“Problemi nuk është për të zgjedhur kandidatin që duan demokratët, por atë që prodhon vota në tërësi,” – shtoi Dedaj, duke theksuar se zgjedhjet brenda partive duhen parë me realizëm dhe jo thjesht si proces formal.
“Personalisht jam surprizuar nga zgjedhja e Ilir Metës për të qëndruar në listën e hapur. Duke qenë ish-president dhe krijues i LSI-së, ai tregoi lidership dhe jam habitur. Nuk jam fare simpatizant i tij, por Meta tregoi lidership me zgjedhjen e tij.
Unë kam qenë kritik i primareve sepse nuk funksionojnë në Shqipëri. Edhe në Evropë i kanë pasur, por i kanë hequr sepse partitë kundërshtare filluan duke futur elementët e tyre dhe duke suportuar kandidatë pa peshë. Nuk është problemi për të zgjedhur kandidatin që duan demokratët, por te kandidati që prodhon vota në tërësi”, tha ai.
