Kemi arritur tashmë në ditën e pestë të procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se janë numëruar tashmë 481 kuti nga 1282 në total, ndërsa mbeten edhe rreth 60% e tyre ende për t’u numëruar.

Dy partitë e mëdha, pra Partia Socialiste dhe koalicioni PD-ASHM kanë humbur vota nga numërimi fillestar. Përkatësisht PD ka humbur 253 vota dhe PS 206.

Partisë “Mundësia” i ishin shtuar 11 vota dhe PSD-së 22. Edhe koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet i janë zbritur 28 vota pas rinumërimit të 481 kutive.

Ndërsa Koalicionit Euroatlantik i janë rikthyer 11 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota, të mohuara në 11 maj.

Screenshot 292
Screenshot 292

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb