Partizani do të luajë në shtëpi përballë Skënderbeut (E hënë, ora 17.00), në sfidën e vlefshme të javës së 16-të të Superiores. Trajneri i “demave”, Arbër Abilaliaj, u shpreh optimist para takimit.

“4 barazime radhazi, çfarë nuk po shkon? Për momentin kam përshtypjen e dinë të gjithë po vuajmë mungesë sidomos në qendër të mbrojtjes. Shpresoj të rikuperojmë të tjerë që kemi në dispozicion. Na ka prishur balancat, që ishin gjëja më e rëndësishme që kishim ndërtuar deri në ato momente. Nëse s’performon si duhet në fazën defensive, problem bëhet përpara.

Skënderbeu, fitorja e vetme kundër Partizanit? Skuadër e balancuar dhe shumë e mirë. Ka stil të qartë të të luajturit futboll, kështu që me të drejtë mendoj është nga skuadrat e vështira duke pasur parasysh dhe stabilitetin që ka gjetur me lojtarët që ka. Shto këtu që është ekipi i vetëm që ka mundur Partizanin këtë kampionat. Dhe për shkak të situatës që vijmë nga barazimet, nuk ka rrugë tjetër përveç se për të kërkuar fitoren.

Sa mund të ndikojnë mungesat? Nuk më ndikon në punën e përditshme. Ishim ekip që kishim gjetur stabilitetin tonë. Çdo gjë në fund zerohet dhe vendoset me 2 ndeshje në fund. Në moment të dytë mund të japë një dorë, por mendoj dhe jam i bindur që një ekip që performon mirë gjatë gjithë vitit, nuk ka pse të mos performojë mirë në 1 apo 2 ndeshje.

Zëvendësimet e Rrapaj dhe Mehmetit me Teutën? Zëvendësime të detyruar. Përpos halleve që kemi shtohen dhe 2 dëmtime të 2 prej lojtarëve më të rëndësishme që kemi. Shpresoj të rikuperohen deri në sekondën e fundit për këtë përballje. Pavarësisht se ndodhën me Teutën, ju e patë që me Teutën ekipi e shtoi nivelin e lojës dhe agresivitetin. Mendoj kemi humbur pak nga fuqia jonë që ishte faza defensive në total.

Kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet gjatë javës që sjellin më pak tifozë, ndikimi te Partizani? Në momentin që flasim, përveç ndonjë hapësire të vogël, Partizani ka filluar të luajë çdo 3-4 ditë. Shto ndeshjet që u bënë të prapambetura dhe ato të sezonit veror, e kam thënë dhe përsëris janë futbollistë që kanë në këto momente 2-3 kampionate në kurriz që këto momente, pa mbaruar pjesa e dytë e kampionatit. E dimë si do jetë forma e gjithsecilit, kemi nevojë të rikuperojmë futbollistë t’I kemi të gatshëm. Ne deri me datë 24 luajmë çdo 3-4 ditë ndeshje dhe na vë në vështirësi, duke pasur parasysh se kemi dhe grup të cunguar”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: