Barazim 2-2 mes Teutës dhe Partizanit në “Niko Dovana”. Skuka ndezi festën e kuqe, duke realizuar golin e epërsisë.  Durrsakët reaguan dhe përmbysën shifrat me anë të Zogos, i cili shënoi dy gola.

Ekipi i Kërnajës ia doli që të merrte një pikë nga ky takim, pasi Bytyçi barazoi shifrat.  Ky rezultat bën që Partizani të jetë në vendin e katërt. Teuta është në vendin e gjashtë.

Vllaznia kryeuese barazoi pa gola ndaj Dinamos së vendit të pestë. Takimet shkuan për llogari, të javës së 29-t të kampionatit shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb