Partizani kryeson kampionatin me 64 pikë, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë.

Por, çfarë thotë rregullorja nëse të dy skuadrat fitojnë në javën e fundit. Atëherë, gjithçka është e shkruar qartë. Nëse të kuqtë mundin Teutën dhe bardheblutë bëjën detyrën ndaj Erzenit të dy ekipet shkojnë në kuotën e 67 pikëve, por titulli fitohet nga Partizani pasi sipas rregullores, shikohen përballjet direkte.

Në përballjet direkte, Partizani ka treguar formë më të mirë pasi ka fituar 2 derbi, ka barazuar 1 dhe ka humbur 1.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: