Partizani ka nisur dje paradite përgatitjet për sfidën e së hënës ndaj Skënderbeut. Të kuqtë kanë zbarkuar menjëherë në fushë pas barazimit me Teutën. E djeshmja ka qenë më së shumti një seancë çlodhëse për lojtarët titullarë, teksa nuk ka munguar as analiza.

Përveç titullarëve, edhe Sota po punon për t’u rikthyer dhe një mundësi është edhe sfida e së hënës ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”. Duhet thënë se Skënderbeu është i vetmi ekip që ka arritur t’i mposhtë kampionët në fuqi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: