Fitorja në transfertë kundër Skënderbeu, e para e Partizanit për këtë sezon kundër korçarëve, la të kuptohet që të kuqtë janë një skuadër e kompakte, e aftë të konkurojë deri në fund për titullin kampion. Të shpallesh kampion duhet diçka më shumë, duke parë që dhe rivalët, mbi të gjitha Kukësit, janë përforcuar ndejshëm. Në këto kushte, drejtuesit e klubit u përpoqën ti vendosin në dispozicion trajnerit Gega elementët që kërkoi.

Në letër vetëm Lum Rexhepi dhe Hektor Idrizaj, mund të konsiderohen goditje me “bekimin” e Gegës, pasi kërkesa e tij ishte për një mbrojtës krahu dhe një qendërmbrojtës. Deri këtu jemi në rregull, pasi dy nga tre dëshirat iu realizuan, në fund nuk iu plotësua vetëm dëshira e parë, afrimi i një qendërsulmuesi.

Për të zbutur sado pak këtë “zhgënjim”, drejtuesit e klubit i kanë vendosur në dispozicion një armatë të vërtetë me mesfushorë dhe gjysmë sulmues. I pari ishte Dilaver Duka, në pritje që ish sulmuesi të kap formën e duhur fizike, në ditën e fundit të merkatos, Partizani afrojë edhe dy mesfushorë të tjerë, Kevin Mombilo dhe Tijan Jatieh.

Mombilo, 25-vjeçari me orgjinë nga Kongo, pas një aventure pozitive në Finlandë firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

Goditja e fundit ne limitet e kohës ishte ajo e Tijan. Mesfushori nga Gambia firmosi një kontratë me drejtuesit e kuq për një vit e gjysmë. Jaiteh, pjesë i ekipit përfaqësues të Gambias, pritet ti bashkohet ekipit në ditët e ardhshme.
(BalkanWeb)
