Partizani mundi me përmbysje 1-2 Flamurtarin në Vlorë. Vendasit zhbllokuan shifrat me Squadrone, në minutën e tetë. Të kuqtë reaguan dhe përmbysën llogaritë me dopietën e Sidibe. Flamurtari pati shansin e artë për barazimin, por humbi një penallti.
Ekipi i Kërnajës është në vendin e pestë me 36 pikë. Të besuarit e Moreiros mbyllin klasifikimin me vetëm 20 pikë të grumbulluara. Kjo ndeshje ishte e fundit për javën e 25-të
