Partizani i epokës “Moxhi” ka nisur punë me prezantimin e Blerim Kotobellit dhe Gerhard Prognit. Gjithashtu, përforcim i “demave” për sezonin e ri konsiderohet edhe sulmuesi kamerunas, Mustafa Enok Xhixhiua, i cili sot do t’i bashkohet ekipit. “Panorama Sport”, para katër ditësh, paralajmëroi se sulmuesi i Katanzaros, Milan Basrak, pritet të jetë një alternativë për sulmin e Partizanit.

22-vjeçari serb i është bashkuar skuadrës në seancat e fundit përgatitore në Ohër dhe pritet që të mbahet në vëzhgim nga stafi teknik deri më 30 qershor.

Milan Basrak konsiderohet në provë, por duke ditur se lojtari është nën kontratë me klubin italian të Lega Pro, Katanzaro, deri më 30 qershor, të kuqtë nuk mund ta zyrtarizojnë 22-vjeçarin serb përpara kësaj date. Miqësorja e sotme me Prishtinën mund të jetë testi i parë për Milan Basrak, i cili mendohet si zëvendësuesi i Ekubanit.

LUIS ESENGUE ELOUMOU PARFAIT
Merkatoja e Partizanit konsiderohet në hapat e para dhe në ditët në vijim pritet që klubi të zyrtarizojë edhe përforcimet e radhës. Përveç sulmuesit kameruans Mustafa Enik Xhixhiua, ekipin e ka pritur në kryeqytet edhe një mesfushor nga Kameruni, i cili fillimisht thuhet se do të provohet nga stafi teknik.

Pikërisht bëhet fjalë për një lojtar që ka luajtur me disa klube në Itali, por edhe me Kombëtaren e Kamerunit U-20. Luis Esengue Eloumou Parfait, i datëlindjes 6 korrik 1990, ka ardhur në Shqipëri për llogari të Partizanit dhe luan si mesfushor qendre, gjasat janë që të jetë zëvendësuesi i Ramadanit.

Luis Parfait e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Xhenos në Itali, ku është bërë pjesë e ekipit edhe në Serinë A. Më pas, ai është huazuar te Piaçenca dhe Askoli.

Më pas ka luajtur me Çezenën, Leçen dhe Pizën në Itali, por për të kaluar në Zvicër te Kiaso. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur në Tunizi me klub afrikan. Me rikthimin e Partizanit në Tiranë, nën urdhrat e trajnerit Starova, vihen edhe dy lojtarët kamerunas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: