Partizani është duke punuar për sfidën e Kupës së Shqipërisë me Burrelin, ndërsa mungojnë afrimet në merkato. Trajneri Oltijon Kërnaja është shprehur se klubit i nevojiten përforcime në sulm, konkretisht lojtarë që luajnë në krahë.

Nga fotot e postuara prej seancave stërvitore së fundmi, dallon Albers Keko. Ky i fundit ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.

Megjithatë, Keko nuk pritet të jetë i gatshëm para muajit shkurt. 24-vjeçari ka luajtur edhe si sulmues anësor për Partizanin, megjithatë pozicioni i tij natyral është në qendër.

Dëmtimi i rëndë u regjistrua në Talin kundër Kaljus, kur të kuqtë masnin forcat për turin e parë të Ligës së Konferencës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb