Partizani apo Tirana. Skuadrat e kryeqytetit po luftojnë për titullin kampion dhe rivaliteti këtë edicion është në kulm.

Bardheblutë kryesojnë me 2 pikë më shumë se të kuqtë. Ish-lojtari i njohur, Ardit Beqiri ka vendosur në peshore skuadrat, në një intervistë për Sport News në News 24.

“Partizani i është dhënë mundësia shpeshherë për të fituar titullin. Punët kështu erdhën, që të vendoset fati i titullit në derbi.

Teuta-Tirana – Frika i kushtoi ndeshjen e fundit Tiranës. Lojtarët që ishin të ndëshkuar me kartona, duhet të porositeshin nga stafi që të mos acaroheshin.

Partizani- Partizani i ka dhënë provat se luan bukur. Tani duhet vazhdimësia. Kur pritej që Partizani të bënte shkëputjen kur ishte në krye, ka lënë pikë në ndeshje të lehta në letër. Këto fitore radhazi i kanë dhënë moral të kuqve.

Ka vite që kampionati nuk kalon nga derbi. Në këtë pikë, eksperienca, dëshira, nevoja bëhen bashkë. Partizanin e shikoj siç e kam parë gjithë vitin. Partizani krijon shumë dhe kjo ka rëndësi.

Sulmi– Da Silva është i vonuar në rendiment, për shkak edhe të dëmtimeve. Fakti është që tani është rikthyer Da Silva të bëjë mirë, ka vlerë.  Partizani është ekip që prodhon. Kjo e ka ndihmuar që të afrohet deri tani dhe të jetë në këtë pikë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb