Mbrojtësi i Partizanit, Albion Marku tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Flamurtarit.
Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit –
Marku: Pauza e Kombëtares na ka ndihmuar shumë, që të njohim skemat e reja të profesorit. Pavarësisht se profesorin e kemi njohur edhe më parë se ka qenë pjesë e Partizanit. Mendoj se na ka ndihmuar për mirë, shpresoj nesër ta tregojmë edhe në fushë.
Biseda e parë me trajnerin Kërnaja –
Marku: Që në ditën e parë që erdhi, vendosëm disa rregulla të reja. U munduam që të bëjmë disa gjëra që të krijojmë një grup më kompakt.
Çfarë do të ndryshojë kjo sfidë –
Marku: Dua dhe shpresoj që të gjithë bashkë të japim maksimumin, të jemi më kompakt dhe pak me dëshirën më të madhe për të fituar ndeshjen.
Presioni në pjesën e fundit të klasifikimit –
Marku: Futbolli i tillë është. Ka presionet e veta në çdo moment. Dhe sikur të jesh në vendin e parë, dhe të fundit, e ka atë presionin e vet. Ne jemi Partizani, duhet të luftojmë çdo ndeshje për ta fituar. Nuk besoj se presioni mund të ndikojë te ne në këtë ndeshje.
Pikat e dobëta –
Marku: Nuk i tregojmë këto para ndeshjes, vetëm pas ndeshjes.
Atmosfera në skuadër –
Marku: Mjaft e mirë, kemi bërë këto 2 javë shumë të mira stërvitje, loja argëtuese dhe besoj është më e mirë se ka qenë.
Sa e vështirë është –
Marku: Nuk e mendoj që një futbollist duhet ta ketë të vështirë motivimin, është një ëndërr që e kemi ndjekur që fëmijë. Motivimi është gati për të gjithë vitet sakrificë që ke bërë për të ardhur deri në ditën e sotme. Nuk e mendoj që duhet të ketë motivim, që në vendin e fundit apo të parë, sepse në fund të fundit po luan për Partizanin.
