Partizani ka ndryshuar jo pak gjatë janarit, ku ka pasur edhe disa rikthime. Bien në sy Eneo Bitri, qendërmbrojtësi që është vënë menjëherë nën urdhërat e Mehmetit. Përshtatja e tij nuk duket problem, pasi beratasi vetëm 6 muaj u largua nga ekipi. Në fjalët e para, Bitri tregon pse u rikthye te Partizani dhe kush e bindi:

“Më bindën drejtuesit, tifozët, të gjithë për një rikthim te Partizani, është një kënaqësi për mua. Nuk e kam vendosur në diskutim rikthimin në Shqipëri te Partizani. Shpresoj që me merkaton që është bërë, me afrimet që janë kryer, Partizani do të arrijë objektivat që ka. Falenderoj Kukësin dhe dy skuadrat që më kërkuan dhe nuk po i përmend emrat sepse nuk kanë dalë as në media, siç e kam theksuar, për mua zgjedhja ime e parë në Shqipëri është Partizani.”

Në ekip është rikthyer edhe kapiteni Alban Hoxha, që nuk është aktivizuar prej kohësh si pasojë e një dëmtimi. Gardiani i portës së “demave” tregon objektivat e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit:

“Objektivat e Partizanit kanë ndryshuar, është ndryshuar stafi, kanë ardhur lojtarë të rinj, siç është Bitri, do të vijnë të tjerë. Objektivi i parë është pjesëmarrja më kupat e Evropës, por ka shumë javë, pse të mos mendojmë edhe për titullit?!”.

Alban Hoxha pohoi gjithashtu se nuk është xheloz për Teqjen, pasi atë e ka shok prej vitesh. Fakti që ka konkurrencë në portë, Hoxha e cilëson si pozitiv, pastaj le të vendosë trajneri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb