KF Partizani ka ndalet në merkato teksa pas Kaçes ka firmosur dhe me tre futbollistë të tjerë.

Tre të rinj të moshës 18-19 vjeç kanë ardhur nga Senegali e Bregu i Fildishtë për t’u bërë pjesë e kryeqytetasve. 19-vjeçari Pape luan si mbrojtës, mesfushori Maguette si mesfushor kurse Aboubacar mesfushor me tipare sulmuese.

Vetëm një ditë më parë Partizani ka kryer transferimin e verës, Ergys Kaçen i cili pas shumë viteve në Greqi vendos të provonë kampiontin shqiptar.

Më parë Partizani ka afruar dhe lojtarë shumë cilësorë, kryesisht të rinj si Dean Liço, Xhafer Hodo, Albion Marku, Esat Mala, Griseld Lika, Vokli Laroshi, Klevis Dragaj apo Eljon Sota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb