Partizani do të përgatitet në vazhdim për Europën ku rrugëtimi nis nga turi i parë i Ligës së Konferencës. “Demat” do të futen në merkato dhe një nga rolet që tregon boshllëk është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Pas largimit të Andi Hadrojt, Partizani nuk afroi zëvendësues. Osmanllari shikohej si opsioni i vetëm me rolin e tij natyral.

Skënder Gega ndërkohë mund të bëjë llogaritë me tjetër alternativë. Bëhet fjalë për Henri Zunën, i cili ndodhej në huazim.

21-vjeçari ka përfunduar huazimin te Kastrioti në Kategorinë e Parë. Zuna u preferua titullar nga krutanët, që në fund siguruan mbijetesën.

Te Partizani ndërkohë ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion në vitin 2023. Asokohe mori minuta në katër ndeshje të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb