Partizani-Teuta ka regjistruar një rast të paprecedentë në ekipin e kuq, ku protagonist është kapiteni Xhuliano Skuka. Ky i fundit u përplas fizikisht me Xhudah Garsian, një episod i pazakontë para fundit të takimit, diçka që solli irritimin e tifozëve me Skukën. Pjesa tjetër e lojtarëve ndërhynë menjëherë për të qetësuar dy futbollistët, të cilët vijun të luanin deri në fund. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Skuka reagoi në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë:
“Jam i vetëdijshem se sjellja ime mund te mos ketë qenë më e mira, unë kerkoj ndjesë, por dua të theksoj se kjo nuk vjen nga mungesa e respektit. Arsyeja pse reagoj më shumë se ç’duhet është pasi e ndjej këtë ekip si shtëpinë time. Nuk jam këtu si ata që vijnë e ikin, por sepse kam një histori më të thellë. Në fushë i lejmë të gjitha, përveç rezultatit. Jam gati të përmirësohem, sepse e dua këtë ekip dhe dua te jem pjesë e tij denjesisht. Skuka i Partizanit”, lexohet ndër të tjera në ndjesën e Skukës, ndërsa vetë klubi nuk ka reaguar mbi këtë çështje.
