Italiani ka qënë pjesë e skuadrës së Renatës në Lega Pro prej 2 sezonesh ku në 44 takime realizoi vetëm 8 gola. Në sezonin e parë te Renata, 28-vjeçari ka qënë shokë skuadre me ish-sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban. Drejtuesit e Partizanit janë duke shpresuar që Napoli të jetë në lartësinë e Ekubanit, i cili u kthye në një lider te skuadra e kuqe.

Nga sezoni 2009 deri në 2012 sulmuesi ka qënë pjesë e Interit por pa arritur të debutojë me skuadrën e parë.

Gjatë karrierës së tij Napoli ka shëtitur në shumë skuadra ku spikasin emrat si Modena, Krotone, Verona, Prato, Pisa dhe së fundmi Renata./panoramasport/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: