Ndonëse trajneri Giovanni Colella duket i dorëzuar për titullin kampion, te Partizani shpresojnë se ekipi ka potencial për të kapur Tiranën në krye.
Kjo edhe për faktin se këtë fundjavë bardheblutë luajnë në Shkodër kundër Vllaznisë dhe mund të ndalen, por nga ana tjetër, të kuqtë duhet të marrin maksimumin në Ballsh ndaj Bylisit.
Lajmi i mirë është se Partizani do të ketë edhe dy lojtarë më shumë në dispozicion. Bëhet fjalë për dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bilali dhe Selmani, të cilët nuk kanë më probleme me dokumentacionin.
(BalkanWeb)
