Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Flamurtarit.

Si e prisni ndeshjen ndaj Flamurtarit?

Flamurtari është një ekip për tu vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, pavarësisht ndeshjes së fundit me Dinamo City. Është një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.

Si është gjendja e skuadrës?

Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar i është shtuar edhe Arafat Dumbia i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonësh gjithashtu do të na mungoj edhe Ismaili.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb