Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic analizoi humbjen 1-0 ndaj Skënderbeut.
“Çfarë mund të them për këtë ndeshje. I kishim situatat për të fituar. Humbëm pastaj topat e dytë dhe më pas një penallti në zonë dhe humbëm ndeshjen.
Sigurisht që kam keqardhje për rastet e humbura. Normalisht që jam i mërzitur. Kështu është futbolli, kur nuk shënon, e pëson. Më shumë më shqetëson momenti kur Skënderbeu shënoi dhe ne kishim shumë minuta, por nuk reaguam si duhet” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
