Partizani mund 0-2 Teutën në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “Niko Dovana”.
Rasti i parë serioz i takimit erdhi në minutën e nëntë. Keko heziton të gjuajë nga afër portës, duke preferuar të pasojë, e më pas shkaktohet faull.
Në minutën e 13-të, Bintsouka vendos në provë Tafas, e menjëhershme përgjigja e portierit, i cili neutralizon aksionin.
Pas gjysmë ore loje, Toma pati mundësinë ideale për të kaluar durrsakët në epërsi, por nuk koordinohet si duhet, me topin që prek rrjetën e jashtme.
Në fillimin e pjesës së dytë, festë e madhe te Partizani. Janjeva provoi nga distanca në minutën e 46-të dhe gjeti goli, i ndihmuar nga një devijim i Simeut. Me kalimin e kohës, intensiteti i lojës u rrit, me lojën që u bë mjaft interesante.
Ekipi i Veselinovic i dha një goditje të rëndë Teutës në minutën e 77-të. Bjellorusi Podstrelov realizoi golin e parë me kryeqytetasit, me një të majtë të bukur nga brenda zonës.
Me këtë rezultat, Partizani merr kryesimin e kampionatit me 37 pikë, ndërsa Teuta është në vendin e shtatë. Në ndeshjen tjetër të luajtur pasditen e kësaj të dielje, Vllaznia fitoi 0-4 ndaj Skënderbeut, në një sfidë spektakolare për shkodranët.
(J.S/BalkanWeb)
