Partizani po kalon një moment delikat në fillimin e fazës së katërt, që është edhe më vendimtarja për fatet e sezonit. Të kuqtë kanë grumbulluar 2 pikë në tre ndeshjet e fundit, ndërsa vetëm Flamurtari me 1 pikë ka bërë më keq.

Kjo ecuri në fillimin e fazës, rezulton edhe më e keqe se me trajnerin Mladen Milinkoviç. Ky i fundit grumbullonte 4 pikë në tri ndeshjet e para.

Drejtimin e mori trajneri Oltijon Kërnaja, që nga java e shtatë. Dhe në fillimin e fazës së dytë numëroi 4 pikë, në atë të tretë regjistroi 3 pikë dhe së fundmi 2 pikë.

Deri tani rezulton të jetë faza më e keqe e kampionatit për Partizanin. Duke qenë vetëm 1 pikë para Dinamos që synon “Final Four”, të kuqtë po rrezikojnë të mos arrijnë objektivin minimal pas ecurisë së shkëlqyer prej pesë fitoreve radhazi.

Faza e parë(Milinkoviç), 4 pikë:

Partizani 1-0 Vora

Partizani 0-0 Teuta

Vllaznia 4-1 Partizani

Faza e dytë, 4 pikë:

Vora 0-0 Partizani

Teuta 2-3 Partizani

Partizani 1-1 Vllaznia

Faza e tretë, 3 pikë:

Partizani 0-1 Vora

Partizani 2-1 Teuta

Vllaznia 0-1 Partizani

Faza e katërt, 2 pikë:

Vora 2-2 Partizani

Teuta 2-2 Partizani

Partizani 0-2 Vllaznia

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb