Partizani do të luajë me Elbasanin në transfertë javën e ardhshme, teksa do t’i duhet që të reagojë pas disfatës së fundit me Vllazninë për të mbrojtur pozitën aktuale në renditje, duke qenë të kuqtë aktualisht janë në vend të katërt, pozicion që i dhuron pjesëmarrjen në “Final Four” që ishte edhe objektivi i parë dhe kryesor i sezonit për kryeqytetasit.

Përtej gjithë vështirësive që paraqet një kundërshtar si Elbasani dhe për më tepër në transfertë, te Partizani duhet të bëjnë llogaritë edhe me një mungesë të rëndësishme si ajo e David Atanaskoskit. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88 të ndeshjes me Vllazninë dhe plotësoi numrin e kartonëve të verdhë duke qenë e pamundur të aktivizohet në Elbasan.

Kështu, pritet që në linjën e majtë të mbrojtjes të aktivizohet Buxhelaj. Sakaq, kujtojmë se në sfidën e Elbasanit në stol për Partizanin nuk do të jetë as trajneri Oltijon Kërnaja që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua teksa ndaj Elbasanit do të mund ta shohë skuadrën vetëm nga tribuna, teksa në fushë drejtimin e ekipit do ta marrë Realf Zhivanaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb