Dorothee Brisdoux, Menaxhere e Lartë e Shitjeve “Binghatti” tregon se përse duhet të bëni një investim në Dubai.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit të partneritetit mes “Erjon construction” dhe “Binghatti” në fushën e real estate, Brisdoux tha se Dubai ka zero taksa për investitorët dhe ofron siguri maksimale.

Dorotheee Brisdoux: Pika kryesore dhe ajo për të cilën të gjithë janë të interesuar është për të mos paguar kaq shumë taksa. Në Dubai nuk ka taksa për fitim kapitali apo për të ardhurat personale. Kjo është gjë e mirë, investim pozitiv pa taksë.

Së dyti, është qyteti i tretë më i sigurt në botë dhe kjo ju jep besim. Sepse në Britaninë e Madhe dëgjojmë për shumë problematika dhe së treti shumë njerëz që duan të shkojnë nga Europa në Azi, do të kalojnë ndoshta në Dubai për disa ditë dhe ju mund të blini një pronë ose ta merrni atë me qira.

Përmes këtij bashkëpunimi me “ERJONI NDËRTIM” në Shqipëri, synohet të kombinohet ekspertiza lokale me mundësitë ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillime në Shqipëri, Dubai dhe më gjerë në tregun europian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb