Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takimet me demokratët duke u ndalur në qytetin e Kurbinit.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Enkelejda Rica kryetare e Forumit Rinor të Kurbinit u shpreh se zgjodhi një Parti Demokratike Perëndimore dhe euroatlantike, zgjodha një parti që është në partneritet me SHBA-në dhe jo në konflikt me të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti me të nuk janë gjë abstrakte , por do të thotë partneritet me lirinë, me demokracinë, me drejtësinë e pavarur dhe të drejtat themelore të njeriut.

Enkelejda Rica në takimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha në Kurbin: Partia Demokratike dhe vlerat që ajo mbart duhet të qëndrojnë gjithmonë. Dhe pikërisht unë zgjodha këto vlera. Zgjodha një Parti Demokratike Perëndimore dhe euroatlantike, zgjodha një parti që është në partneritet me SHBA-në dhe jo në konflikt me të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti me të nuk janë gjë abstrakte , por do të thotë partneritet me lirinë, me demokracinë, me drejtësinë e pavarur dhe të drejtat themelore të njeriut. Me pak fjalë zgjodha të jem në Partinë Demokratike që shikon nga Perëndimi aty ku e kanë vendin demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb