Baret, restorantet dhe sallonet e bukurisë së Sao Paulo-s u rihapën si pjesë e një faze të re të heqjes së kufizimeve në kryeqytetin ekonomik të Brazilit, pas njëqind ditëve të një karantine të pjesshme për shkak të COVID-19.

Baret dhe restorantet do të jenë në gjendje të hapen me 40% të kapacitetit të tyre vetëm për gjashtë orë në ditë, duke respektuar edhe distancimin fizik dhe masat e higjienës.

“Faza më e mprehtë ka kaluar, ne kemi arritur në një rrafshnaltë. Ka ardhur koha për të filluar ripërtëritjen e veprimtarive ekonomike”, tha kryebashkiaku i Sao Paulo-s, Bruno Covas.

Për shkak të gjerësisë së territorit brazilian, ku jetojnë 212 milionë banorë, pandemia është përhapur në mënyrë të pabarabartë dhe aktualisht po migron nga kryeqytetet në brendësi të shteteve të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb