Ylli i serialit “Melrose Place” , Courtney Thorne-Smith, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Roger Fishman, pas 18 vitesh martesë.

Thorne-Smith, e cila i paraqiti dokumentet pa praninë e  avokatit , përmendi “dallime të papajtueshme” në të dhënat gjyqësore  të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit më 17 qershor.

Ata u martuan në vitin 2007 në Nju Jork dhe jetojnë të ndarë që nga 2021.

Para se të martohej me Roger, Courtney ishte e martuar me Andrew Conrad, me të cilin filloi lidhjen gjatë xhirimeve të serisë “Melrose Place”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb