Pano Ruçi, ka vendosur të ndalojë grevën e urisë, pasi autoritetet greke kanë pranuar kërkesën e tij, për zhvarrosjen e të birit 22-vjeçar.

Denis Ruçi, i cili mbeti viktim në aksidentin tragjik hekurudhor të Temp-it, do t’i zhvarroset trupi ditën e nesërme.

Kjo shtyrje është bërë në mënyrë që eksperti teknik i huaj , i përzgjedhuar nga familja Ruçi, të jetë i pranishëm gjatë gjithë procesit dhe të mbikëqyrë testet e reja toksikologjike jashtë vendit.

Zhvarrimi i Denis Ruçit, u shty përfundimisht për ditën e nesërme pasi ishte vendosur, më herët që ky proces të zhvillohej sot.

Nga ana tjetër, Pano Ruçi, ka bërë me dije për mediat greke se, ekzaminimet priten të dërgohen jashtë vendit për analiza të mëtejshme.

Ndërkaq, procedurat që do të ndiqen, do të nisin me lëshimin e një dokumenti të ri, i cili do të specifikojë llojet e ekzaminimeve që familjarët e 22-vjeçarit dëshirojnë të kryejnë.

Sipas hetimit paraprak, në zhvarrim do të marrin pjesë oficerë të zbatimit të ligjit, një përfaqësues i Drejtorisë së Hetimeve Mjekësore, një ekzaminues ligjor i caktuar nga shteti dhe këshilltari i familjes.

Pano Ruçi, pavarësisht se i ka dhënë fund grevës së urisë,  vazhdon të qendrojë në sheshin Syntagma në qendër të Athinës, ku ka protestuar prej disa ditësh.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb