RUSI

Kryeqyteti i Rusisë, Moska është çliruar nga ‘Lock- Down ‘ pas 9 javësh karantinë edhe pse vendi nuk po kalon një moment të mirë me koronavirusin.

Numri i të infektuarve shënon vetëm rënie të lehtë ditore por Rusia vijon të shënojë mbi 9 mijë raste në 24 orë. Por Presidenti Putin ka thënë se pikun e COVID-19 Rusia e kaloi javën e kaluar dhe tashmë do të vijohet me lehtësimin e masave kufizuese.

Rusia është vendi i tretë në botë sa i përket të infektuarve, pas SHBA dhe Brazilit me 414 mijë e 878 raste me COVID-19 por ka shumë pak vdekje në krahasim me vendet e tjera, më pak se 5 mijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: