Sot është afati i fundit i vënë në dispozicion nga kryeministri Edi Rama për shitjen e bulmetit pa faturë tatimore.

Në një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë.

Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë të vitit, me temperatura të larta që mund të shkaktojnë edhe helmime, në një situatë që është plotësisht e evitueshme.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme, nuk ka më paralajmërime, por sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjitha dyqanet e tregjet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb