Arrestimi i Maduros dhe dalja në gjyq në New York, kanë qenë zhvillimet e fundit që kanë marrë vëmendjen dhe reagime nga liderë europianë dhe jo vetëm.
Maduro u arrestua pas sulmeve në Karakas nga SHBA. Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve pritet që në Karakas të rihapet ambasada amerikane.
Sipas BBC zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se po bëhen përgatitje për të rihapur ambasadën amerikane në kryeqytetin e Venezuelës.
“Siç deklaroi dhe Presidenti Trump, ne po bëjmë përgatitje për të lejuar rihapjen e ambasadës amerikane”, ka thënë një zyrtar amerikan shkruan BBC.
