FIER

Pas më shumë se dy javësh mbyllet greva e urisë edhe në Poçem. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se ka nisur lëvrimi i 3 pagave, ndërkohë që punëtorët e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem kanë deklaruar më herët se kanë 27 paga të prapambetura.

Nga ana e punëdhënësit iu janë premtuar 7 paga fillimisht dhe në muajt në vijim të tjerat.

Po kështu nga 1 marsi iu është premtuar nënshkrimi i kontratës me OSHEE dhe me Ujësjellësin. 14 punonjës ishin në grevë urie prej 16 ditësh për të kërkuar pagat e prapambetura. Ndërkohë kujtojmë se dje lanë grevën edhe punëtorët e uzinës së naftës së Ballshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: