Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se pas zv.kryeministres Belinda Ballukut radhën e ka vetë kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit është shefi i të gjitha aferave që janë bërë publike.
Ai theksoi se modeli i qeverisjes së Ramës është: tenderat si pronë private dhe ministrat si vasalë të shtetit.
“Është dëshmia më e mirë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Modeli është i thjeshtë: tenderat si pronë private, ministrat si vasal të shteti.
Institucionet si mburojë për të pandehurit, siç na dëshmoi duke bërë edhe avokatinë e min9stres në GJK. Ministrja Balluku është vetëm një produkt i kësaj kulture.
Kur Drejtësia nuk guxon të prekë këtë nyje, Rama menjëherë i del në mbrojtje. Jo për ligjin, as për shtetin por për të pandehurin e tij. Kryeministri mashtron publikisht që Drejtësia të pezullojë ministre. E kundërta është e vërtetë: në Rumani, Bosnjë dhe Itali, janë përjashtuar dhe pezulluar. Vetëm në Shqipëri Rama e kthen korrupsionin në normë, dhe e mbron atë me arrogancë.
Ky precedent që kërkohet të instalohet nga kryeministri, për të mbrojtur veten, sot mbron Ballukun dhe nesër çdo hajdut të pushtetit. Sepse e ka fare të qartë që pas Ballukut i vjen vërtet atij i vjen radha. E ka ai radhën sepse Rama është shefi i aferave që tashmë janë bërë të njohur nga Drejtësia.”, tha Kaso.
