Pas betimit në Presidencë, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj kanë vijuar me traditën, duke ecur në këmbë drejt Kryeministrisë.

Kreu i qeverisë, bashkë me vartësit e tij kanë ecur përgjatë bulevardit, dhe pasi kanë ndalur në shkallët e Kryeministrisë, kanë realizuar dhe foton e parë zyrtare me skuadrën e re ‘Rama 4’.

Në Kryeministri do të mbahet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.

Nuk dihet se cilët do të jenë vendimet e para që do të marrin kjo qeveri, ndërsa në fokus të këtij mandati është integrimi i vendit në BE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb