Dy ditë pasi u betua si kancelar gjerman, Olaf Soltz  udhëton në Paris për t’u takuar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Soltz do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin francez ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se të niset për në Bruksel, njoftoi sot kancelaria.

Në kryeqytetin belg, pasardhësi socialdemokrat i Merkelit do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel si pjesë e përgatitjeve për samitin evropian të javës së ardhshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: