Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që çmimet e naftës të mbahen të ulëta në një postim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj bisedimeve për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
“TË GJITHË, MBAJINI ÇMIMET E NAFTËS ULËT. PO JU SHQYROJ! JENI NË DUART E ARMIKUT. MOS E BËNI!” shkruan ai në një postim në platformën e tij Truth Social.
Trump nuk e bën të qartë se kujt po i bën thirrje për ta bërë këtë.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian , përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.
Kujtojmë se SHBA goditi me bombardues centralet bërthamore iraniane, ndërsa Irani ka kërcënuar me mbyllje të Ngushticës së Hormuzit.
(Balkanweb)
