TIRANE

Megjithëse ishte menduar të ishte një dasmë tërësisht private, as reperi i njohur nuk ia doli të ruante gjithçka në privatësi të plotë. Mc Kresha ka kurorëzuar dy ditë më parë dashurinë me partneren e tij Erzina Shehu, në prani të të afërmve, miqve të ngushtë, kolegëve etj.
Miq të reperit, personazhe të njohur të shoëbiz-it, kanë publikuar pamje të shumta të çiftit dhe atmosferës nga dasma në profilet e tyre sociale.

Fansat e reperit u njohën me partneren e tij përmes videove të dasmës të publikuara nga miqtë e tyre. Kjo gjë ngriti dyshime se partnerja e Kreshës është shtatzënë dhe prandaj ata e bënë dasmën kaq shpejt. Siç duket dyshimet janë të vërteta, pasi “Prive.al” e ka konfirmuar këtë lajm përmes burimeve të çiftit. “Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë”, kanë treguar burimet për “Prive.al”.

Gjithashtu ata kanë zbuluar se Mc Kresha dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze. Siç duket reperi tashmë po jeton momentet më të lumtura, edhe pse deri më tani ai nuk ka preferuar të tregojë asgjë publikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: