Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala sa i takon faktit se pas datës 20 të çdo muaji, nuk bëhen analiza më në QSUT.

Ai tha se Sala tha të vërtetën, pasi paratë janë vjedhur nga Rama, Beqaj dhe Manastirliu.

“Ministrja që ka marrë detyrë, për këtë çështje ka thënë të vërtetën. Paratë i ka vjedhur Rama, Ilir Beqaj dhe Manastirliu. Janë përgjegjës kryesorë. Nuk ka ndodhur kurrë, që spitali më i madh i këtij vendi mos t’i përgjigjet shqiptarëve. Ky është rezultat i vjedhjeve të fondeve ka muratori i Edi Ramës. Ju kujtohet muratori, kishte dy vetë në kompani dhe u bë pronar i laboratorit më modern. Laborator i blerë me aparatura moderne. Kontrata ishte korruptive.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb