Izraeli nisi sulme të reja kundër vendeve të nisjes së raketave të Hezbollahut në Liban të enjten në mbrëmje, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi sulme të shumta ajrore në vende në Libanin jugor gjatë orës së fundit.
Përpara sulmeve, IDF lëshoi një paralajmërim për banorët izraelitë se zona të tjera “mund të jenë nën zjarr (të Hezbollahut) në orët në vijim”.
Sulmet e reja vijnë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se i kishte udhëzuar qeverisë së tij të “hapte negociata të drejtpërdrejta” me Libanin, por deklaroi se nuk do të kishte armëpushim me Hezbollahun në vend, edhe pse ai nxit fillimin e bisedimeve.
